02 Maj 2024

Rasmusen: Siguria në Kosovë është përmirësuar

Bruksel, 31 janar - Sekretari Gjeneral i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, gjatë fjalimit të tij vjetor ka konstatuar se situata në Kosovë gjatë vitit të kaluar ka pasur përmirësime.

Megjithatë, ai ka shtuar se, ende ka probleme të shumta, sidomos në veri, i cili sipas tij, “është çelësi i zgjidhjes për të gjitha mospajtimet” gjatë dialogut Prishtinë-Beograd.

“Pas një 2011-te të vështirë gjatë së cilës ka pasur shumë incidente serioze, situata në vitin 2012 është përmirësuar duke i’u falënderuar përpjekjeve të vazhdueshme të KFOR-it në bashkëpunim me misionin evropian për sundim të ligjit, EULEX”, shkruan në deklaratën për aktivitetet e NATO-së, të cilët Rasmusen e ka prezantuar para gazetarëve në Bruksel.

Sekretari gjeneral, megjithatë, ka paralajmëruar se “korrupsioni, krimi i organizuar dhe mungesa e zhvillimit ekonomik, vazhdojnë të ndikojnë në situatën e sigurisë, posaçërisht në veri të Kosovës”.

Rasmusen gjatë deklaratës së tij ka thënë se NATO nuk planifikon të zvogëlojë numrin e pjesëtarëve të KFOR-it në Kosovë, që aktualisht është 6000.

Ndër të tjera, Rasmusen, ka konstatuar se është arritur përparim në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit të ndërmjetësuar nga BE dhe ka shtuar se “kjo është kruciale në zgjidhjen e problemit të veriut të Kosovë”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)