Rasmusen: Kosova shkon në kahje të mirë
Bruksel, 7 qershor - Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s do të bisedojnë të enjten dhe të premten në Bruksel për zvoglimin e trupave në Kosovë.
Sekretari i përgjithshëm Anders Fog Rasmussen tha se ministrat do të bisedojnë për kalimin e KFOR-it në një forcë më të vogël zbrapsëse në Kosovë, me çrast tashmë është bërë hapi i parë i suksesshëm.
Lidhur me këtë dhe hapat e mëtejmë në operacionin tonë në Kosovë, ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të shkëmbejnë mendime me kolegët e tyre nga vendet që kanë trupa në kudër të KFOR-it, tha Rasmusen.
Ai tha se Kosova po shkon në kahje të mirë përkundër ngjarjeve të fundit, duke theksuar se qëllimi duhet të jetë përfshirja e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike.