Rasmusen: Gjendja në veri të Kosovës, shqetësuese
Bruksel, 3 korrik - Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen ka vlerësuar se gjendja në veriun e Kosovës është shqetësuese dhe i ka bërë thirrje të gjitha palëve që të gjejnë zgjidhje paqësore për konfliktin.
Ai ka theksuar se duhet gjetur zgjidhje politike, por duke përjashtuar ndarjen e Kosovës.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve, Beta, Rasmusen, ka thënë se është me rëndësi që në këtë çështje të shkohet hap pas hapi, derisa hapi i parë është krijimi i përparimit në dialogun Beograd-Prishtinë, nën ombrellën e BE-së.
Ai ka thënë se edhe në të ardhmen, NATO do të ketë një prani prej 5 deri në 6 mijë ushtarë në Kosovë.
Unë kam thënë se për ndarje të Kosoëvs as që mund të flitet dhe është me rëndësi që që kjo të bëhet shumë e qartë për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.\"
\"Por, në këtë kuadër, është me rëndësi që qeveria në Prishtinë ta kuptojë rëndësinë e përfshirjes së të gjitha komuniteteve në në politikë dhe jetën publike në Kosovë, ka thënë ndër të tjera Rasmusen.