Raporti i Obamës: Kelmendi lidhje të afërta me Haradinajn

Washington, 11 maj - Njeriu më i besueshëm i Naser Kelmendit është Muhamet Ali Gashi, i dyshuar si shef i mafias shqiptare në Bosnje e Hercegovin.
Ai raportohet se ka lidhje me edhe me biznesmenin kosovar, Ekrem Lluka, me ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe me malazezët, Rok Stanaj dhe Safet Kalic, thuhet në raportin e nënshkruar nga presidenti amerikan, Barack Obama.
Nga ana tjetër, njëri ndër njerëzit më të kërkuar në Ballkan jetonte i qetë në një lagje të Prishtinës, në fqinjësi me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Barjam Rexhepi.
Kështu thuhet në raportin e Departamentit amerikan të Thesarit, të datës 4 qershor 2012. Sipas raportit, ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, është njeri që mban lidhje të afërta me të dyshuarin për kontrabandë ndërkombëtare të drogës, Naser Kelmendin, shkruan Express.
Bazuar në një fletarresti ndërkombëtar, ky i fundit u arrestua ditë më parë në lagjen Mat, të kryeqytetit të Kosovës.
Naser Kelmendi dyshohet për vrasje, por edhe për atë se, në bashkëpunim me personat e tjerë që përmenden në raport, organizoi blerjen, transportin dhe shitjen e drogës nga Amerika Jugore dhe Turqia në Kosovë, Serbi,Bosnje e Hercegovinë (BeH), Kroaci dhe nëpër vendet e ndryshme të Europës.
Presidenti amerikan, Barack Obama, ka njoftuar Kongresin për sanksionimin e Naser Kelmendit, sipas ligjit Kingpin, i cili implementohet nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Jashtme të Departamentit amerikan të Thesarit thuhet ne raport.