17 Janar 2025

Raporti i Komisionit për demarkacionin finalizohet brenda dy javësh

Prishtinë, 17 mars - Brenda dy javësh do të jetë gati raporti i Komisionit ad hoc i themeluar nga presidentja Atifete Jahjaga, që për mandat ka të vlerësojë procesin e demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Subjektet politike në opozitë nuk kanë dhënë zotim për t’i ofruar bashkëpunim kësaj trupe me përbërje ndërkombëtare, shkruan sot Koha Ditore.

Presidenca ka konfirmuar të mërkurën për “Kohën Ditore” se Komisioni do të vlerësojë demarkacionin, duke u nisur nga metodologjia dhe shqyrtimi i dokumentacionit përkatës e deri te takimet me udhëheqës institucionalë e politikë në Kosovë dhe zyrtarët malazezë, si dhe do të zhvillojë vizita në terren.

“Ky vlerësim pritet të zhvillohet dhe të përmbyllet në një afat prej dy javësh. Raporti me gjetjet e Komisionit ad hoc do t’i dorëzohet presidentes në përmbyllje të këtij procesi”, thuhet në përgjigjen e Presidencës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)