Raporti i BIRN për gjykatat shpërfaqë rënien e efikasitetit të sistemit të drejtësisë
Prishtinë, 17 tetor - BIRN Kosova dhe Internews Kosova organizojnë konferencë për media në të cilën do të prezantohet raporti i radhës i monitorimit të gjykatave.
Raporti i titulluar “Recesioni i Drejtësisë” ofron një analizë të detajuar krahasimore të menaxhimit të rasteve të korrupsionit nga sistemit i drejtësisë në Kosovë në tri vitet e fundit duke ofruar një skanim të plotë të gjendjes nga faza e hetimit, gjykimit e deri te politika ndëshkimore në rastet e korrupsionit.
Përmes të dhënave, ky raport shpërfaqë rënien shqetësuese të efikasitetit të sistemit të drejtësisë në ngritjen e aktakuzave dhe gjykimin e rasteve për korrupsion.
Si risi, ky raport parqet dhe krahason mënyrën e zgjidhjes së rasteve të korrupsionit përballë kategorive të veprave tjera penale.
Raporti gjithashtu evidenton problemin lidhur me sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, cilësinë e aktgjykimeve, vlerësimin e performancës së gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe shkeljet tjera të natyrës teknike.