22 Dhjetor 2024

Ranillugu do të fillojë shërbimin për regjistrimin civil

Prishtinë, 3 qershor - Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi e vizitoi sot Komunën e re të Ranillugut. Ai u prit nga kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiç dhe nga përfaqësues tjerë të kësaj Komune.

Temë e takimit të sotëm ishin çështjet e regjistrimit civil, shërbimi i zjarrfikësve, si dhe trajnimet e ndryshme të stafit. Ministri Rexhepi e siguroi kryetarin e Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiç, se do ta ketë mbështjetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në mënyrë që kjo Komunë të mund t’u ofrojë shërbime sa më të mira qytetarëve të saj.

Po ashtu ministri Rexhepi e njoftoi kryetarin e Komunës së Ranillugut se Ministria e Punëve të Brendshme është duke punuar intensivisht në stacionin e ri policor në këtë komunë.

Gjatë kësaj vizite, ministri Rexhepi i dërgoi edhe librat e regjistrimit civil, pasi që edhe në këtë Komunë do të fillojë shërbimi për regjistrimin civil dhe të gjitha shërbimet tjera të ndërlidhura me dokumentet dhe regjistrimin e qytetarëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)