Ramadan Muja në pushtet, protestuesit në burg, ky është shteti i krimit
Prizren, 14 mars - Policia e Kosovës ka arrestuar sot në shtëpinë e tij aktivistin e Lëvizjes Vetëvendosje!, Egzon Azemin, për protestën e mbajtur në Prizren dy vite më parë kundër Kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja.
Ramadan Muja, është i dënuar nga Gjykata për keqpërdorim dhe abuzim me detyrën por vazhdon të qëndrojë në liri dhe vazhdon të jetë Kryetar i Komunës.
Kurse aktivistët e Vetëvendosje!-s që protestuan kundër tij vazhdojnë të përndiqen e arrestohen nga ky sistem i kapur i drejtësisë.
\"Iu bëjmë thirrje organeve të rendit që ti lirojnë të gjithë aktivistët, dhe ti ndalin përndjekjet ndaj tyre.\"
\"Në anën tjetër, policia duhet të arrestojë zyrtarët e pushtetit kriminal, të cilët edhe pse formalisht janë të dënuar, vazhdojnë të qëndrojnë në krye të institucioneve.\"
\"Ramadan Muja duhet të shkojë në burg, e jo aktivistët që protestuan kundër tij. Shteti ku hajnat dhe keqpërdoruesit e dënuar apo të padënuar vijojnë të rrinë në pushtet ndërsa protestuesit arrestohen, është shtet në shërbim të krimit\", thekson Vetëvendosje