Ramadan Muja në gjykatë i dyshuar për keqpërdorime
Prizren, 3 tetor - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, u paraqit sot para prokurorisë së Qarkut në Prizren, për të dëshmuar rreth dyshimeve të ngritura për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Muja nuk foli për media, por avokati i tij, Engjëll Qeta, tha se klienti i tij është i pafajshëm.
Ai, sipas Qetës, është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë pasi, siç tha, nuk ka pasur shpërdorime të detyrës ashtu siç akuzohet.
Përveç Mujës, në gjykatë është paraqitur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prizrenit, Njazi Kryeziu dhe disa zyrtarë tjerë.