17 Janar 2025

Rama në ndërrimin e komandantit të Forcave të Armatosura të Kroacisë

Zagreb, 1 mars - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë mori pjesë në ceremoninë kryesore me rastin e ndërrimit të komandës së Forcave të Armatosura të Kroacisë, në Zagreb.

Gjenerallejtënant Rrahman Rama ishte pjesë e ceremonisë në të cilën ishin  edhe Presidentja e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, kryetari  i Kuvendit kroat, akademik Zheljko Rainer, ministri i Mbrojtjes Josip Buljevic si dhe shumë prej shefave të Shtabeve të Forcave të Armatosura të vendeve të rajonit e më gjerë.

Në këtë aktivitetet solemn të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë u zhvillua ceremonia e ndërrimit të komandantit të Forcave të Armatosura kroate. Komandën e Forcave të Armatosura e mori gjeneral kolonel Mirko Shundov, nga paraardhësi i tij, gjeneral Drago Lovric.

Me këtë rast gjeneral Rama pati mundësinë të takoj personalitete të larta të fushës së Mbrojtjes të Kroacisë si dhe vendeve pjesëmarrëse në aktivitetin e ndërrimit të komandës së Forcave të Armatosura të Kroacisë në Zagreb.

Ministria për Forcën e Sigurisë dhe Forca e sigurisë së Kosovës kanë marrëdhënie të shkëlqyera me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)