Rama në konferencën e 20-të SHBA - Karta e Adriatikut A-5
Split, 1 dhjetor - Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Shefit të Shtabit të Forcave të Armatsourra të Kroacisë, gjeneralit Mirko Shundov, po merr pjesë në Konferencën e 20-të SHBA-Karta e Adriatikut A-5 të shefave të Mbrojtjes.
Në Konferencën Karta Adriatikut A5, e cila këtë vit, po mbahet në Split të Kroacisë nga data 29.11 e deri më 01.12. 2016, po marrin pjesë shefat e Shtabeve të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Kroacisë, Republikës së Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe vendet vëzhguese si Sllovenia dhe Kosova.
Po ashtu në Konferencë pjesëmarrës janë edhe zëvendës komandant i forcave amerikane për Evropë, gjenerallejtënant Thimothy M. Raya, komandantët e Gardës Kombëtare të vendeve partnere nga Shtetet e Bashkuara.
Temë kryesore e kësaj konference është Përmirësimi i nderoperacionalitetit dhe qasja e përbashkët drejt qëllimeve të partneritetit/objektivave dhe aftësimi përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të kombinuara.
Qëllimi i kësaj konference është edhe shkëmbimi i përvojave në mes shteteve të cilat kanë kaluar nëpër fazat kryesore për anëtarësim në NATO dhe të atyre të cilat synojnë anëtarësimin e plotë në NATO.
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë kësaj konference do të zhvillojë takime dypalëshe me shefat e mbrojtjes të shteteve pjesëmarrëse, si të SHBA-së, Kroacisë, Maqedonisë dhe Malit të ZI.
Pjesë e delegacionit janë edhe këshilltari i komandantit, major Berat Shala dhe rreshteri i parë i FSK-së, Genc Metaj.