16 Janar 2025

Rama ndau Mirënjohje për gjeneralin Naumann

Prishtinë, 20 gusht - Në ambientet e bazës së KFOR-it ,,Film Sity’’, në Prishtinë, u mbajt sot, ceremonia e ndërrimit të drejtorit të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, për FSK-në (NLAT), gjeneral brigade Werner Haumann dhe gjeneral brigade Stefan Fix.

Në ceremoni morën pjesë komandanti i KFOR-it gjeneral major Guglielmo Luigi Miglietta,  zëvendës ministrat e MFSK-së, Fadil Gashi dhe Muhamet Latifi, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, Sekretari i përgjithshëm,  Shkëlzen Sylaj, gjeneralët: Bashkim Jashari, Zymer Halimi, Gëzim Hazrolli, njësiti ceremonial i FSK-së, atashe ushtarak dhe përfaqësues të NATO-s dhe KFOR-it.

Një fjalë rasti në këtë ceremoni mbajti edhe Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, i cili pasi përshëndeti të pranishmit, shprehu bindjen që misioni i drejtorit të NLAT-it, gjeneralit Haumann ka qenë i suksesshëm në të dyja rrafshet si atë profesional dhe personal.

Më tej gjeneral Rama tha gjithashtu se gjenenerali Werner Haumann si drejtor i NLAT-it ka pasur shansin e veçantë që të jetë pjesë e përpjekjeve dhe zhvillimit tonë.

\"Me këshillimet dhe ndihmën tuja për FSK-në, ju gjeneral Haumann na ndihmuat neve ti forcojmë kapacitetet dhe në një mënyrë keni lehtësuar zhvillimin tonë’’, deklaroj komandanti i FSK-së.

Gjithashtu, gjeneral Rama tha se: ,,Forca e Sigurisë së Kosovës dhe NLAT-i, ndajnë të njëjtat qëllime dhe të njëjtat objektiva, dhe se Ne do të punojmë së bashku që ti arrijmë ato’’, duke falenderuar me këtë rast edhe ushtarakët e të gjitha vendeve pë shërbimin e tyre si këshillues dhe ekspert, në kuadër të Ekipit Ndërlidhës Këshillues të NATO-s, për FSK-në.

Në fund, gjenerallejtënant Rrahman Rama në emër të FSK-së, gjeneralit Haumann i ndau Mirënjohje për Shërbim Vetmohues si dhe e falenderoj për bashkëpunimin si dhe kontributin në të mire të FSK-së, për një vit sa edhe ka shërbyer në krye të NLAT-it.

Me këtë rast, Komandanti i FSK-së i shprehu mirëseardhje drejtorit të ri në detyrë të NLAT-it, general brigade Stefan Linus Fix, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim dhe gjithashtu i binduar se edhe gjenerali Fix do ta vazhdoj rrugën e paraardhësit të tij, gjeneralit Haumann.

Drejtori në largim i NLATi-t, general brigade Werner Haumann u shpreh se djehet i lumtur që ka pasur rastin të punojë ngushtë me FSK-në dhe gjithashtu, shprehu bindjen se FSK-ja dhe NLAT-i do të bashkëpunojnë ngushtë edhe në të ardhmën. Ai, falenderoi general Ramën dhe të gjithë oficerët e FSK-së për bashkëpunimin e shkëlqyer për gjatë gjithë koshës dhe punës së përbashkët këtu.

Në ceremoni para të pranishmëve folën edhe komandanti i KFOR-it, general major Guglielmo Miglietta, dhe drejtori i ri në detyrë, general brigade  Stefan Fix.

Në fund drejtori i NLAT-it, gjeneral brigade Werner Haumann i dorëzoj flamurin e pasardhësit të tij në këtë detyrë, gjeneral brigade Stefan Fix.

Në këtë ceremoni dhe për nderë të ndërrimit të drejtuesve të NLAT-it, krah për krah me ushtarakët ndërkombëtarë ishte edhe Njësia Ceremoniale e FSK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)