01 Maj 2024

Rama ligjëroi në Universitetit Publik “Ukshin Hoti”

Prizren, 13 janar -  Zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Rrahman Rama, në kuadër të bashkëpunimit me institucionet e përgjithshme shkollore, sot, mbajti një ligjëratë, për studentët e Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, me temën: Sfidat  e FSK-së, në Përmbushjen e Kapaciteteve  Operacionale.

Gjeneralmajor Rrahman Rama, njëherit, edhe komandanti i Forcave Tokësore, i njoftoi studentët dhe stafin e profesorëve për të arriturat e përgjithshme në FSK-së, për: misionin, strukturën, shkollimin, bashkëpunimin e përgjithshëm të FSK-së, kapacitetet ekzistuese në kuadër të njësive të FSK-së, si dhe për të ardhmen e FSK-së. 
Ai i njoftoi studentët për sfidat e kaluara të TMK-së, shpërbërjen e saj, dhe krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. 

Ndër më të arriturat e përgjithshme të FSK-së, gjeneral Rama, tha se ishte “Përmbushja e Kapaciteteve të Plota Operacionale” të proklamuara, vitin e kaluar, nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Rasmusen. 


Në fund, zëvendëskomandanti i FSK-së, foli edhe për Rishikimin e Sektorit Strategjik të Sigurisë në Kosovë dhe rolin e FSK-së,  në të ardhmen.

Interesimi i studenteve dhe stafit akademikë të Universitetit Publik “Ukshin Hoti” në Prizren, ishte shumë i madh, ata shtruan një numër të madh të pyetjeve, që kishin të bënin, me të ardhmen e FSK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)