17 Janar 2025

Rama: Gati për transformimin e FSK-së në FAK

Prishtinë, 15 janar - Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant  Rrahman Rama, para  një grupi të  profesorëve dhe studentëve  të Kolegjit  Evropian “Juridica”, mbajti ligjëratën me  temën  “Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura  të Kosovës”.  

 Ligjëratën e hapi dekani i Kolegjit Evropian “Juridica ” Prof. As. Dr. Agron Beka duke falënderuar për bashkëpunimin  e mirë që ka me FSK-në.                                                           

Komandanti i FSK-së Rrahman Rama, ligjëratën e ka vazhduar  duke shtjelluar  strukturën e MFSK-së dhe FSK-së, Kapacitetet  Operacionale, Vendbanimet, Aktivitetet humanitare si dhe trajnimet të cilat  janë duke u mbajtur brenda dhe jashtë vendit,  duke filluar nga SHBA-ja me bashkëpunimin bilateral me Gardën Kombëtare të shtetit IOWA të SHBA-së, pjesëmarrjen e pjesëtarëve të FSK-së në trajnimet dhe shkollat e NATO-s.

Gjatë ligjëratës Komandanti theksoi edhe suksesin që pjesëtarët tregojnë gjatë studimeve jashtë vendit, duke  treguar shembullin e  nëntogerit të FSK-së, që ka përfunduar trajnimin në SANDHURST të Mbretërisë së Bashkuar  duke  u dekoruar si kadeti më i mirë. Me këtë rast ai veçoi edhe punën që bëjnë ekipet e deminerëve të FSK-së, duke çminuar me mijëra metra katror në vit në vende të minuara,  dhe pa pasur as më të voglin incident me çka tregohet puna, përkushtimi dhe profesionalizmi që kanë pjesëtarët e FSK-së.                                                                                                                                           
Me këtë rast Gjeneral Rama një pjesë të ligjëratës e  përqendroi në përgatitjet  të cilat janë bërë për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës,  pas rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë (RSSS) dhe analizës që i është bërë gjithë  sektorit të sigurisë, për t`i analizuar sfidat e sigurisë të tashmes dhe  të së ardhmes, si rreziqet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme.

Mbi bazën e rekomandimeve të këtij rishikimi është planifikuar krijimi i Forcave të Armatosura, ku do ketë mision të ri: mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit; mbështetje  e autoriteteve civile; mbështetje e komuniteteve; pjesëmarrja në operacione paqeruajtëse ndërkombëtare. Mbi bazën e këtyre detyrave thelbësore është punuar dhe planifikuar edhe struktura e Forcave të Armatosura të Kosovës.                                                            

Pas përfundimit të ligjëratës të pranishmit  parashtruan pyetje të ndryshme rreth: bashkëpunimit bilateral, strukturës gjinore, pajisjeve, misionit dhe detyrave të Forcave të Armatosura.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)