Rama: FSK ka përgatitur agjendën e transformimit
Prishtinë, 22 dhjetor - Komandanti i Forc së Sigurisë së Kosovës(FSK), gjenerallejtënant Rrahman Rama ka mbajtur ligjëratë para studentëve dhe profesorëve të Kolegjit ,,Riinvest me temën ,,Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura
Në fillim Prof. Bardhyl Metaj para të pranishmëve bëri një prezantim për punën, jetën dhe shkollimin e Komandantit të FSK-së, si dhe kontributin e tij në periudha të ndryshme të jetës.
Gjeneral Rama ligjëratën e tij e fokusoj në ndërtimin e FSK-së bazuar në ligjet të cilat dolën nga rekomandimet gjithëpërfshirëse të pakos së presidnetit Ahtisari, ku ndërtimin e FSK-së e mori përsipër NATO-ja, dhe kështu së bashku me një angazhim të përbashkët me partnerët për një kohë relativisht të shkurtë u arrit plotësimi i kritereve si arritja e kapaciteteve fillestare dhe më pastaj në korrik të 2013 rekomandimin nga sekretari gjeneral i NATO-s për arritjen e kapaciteteve të plota Operacionale ,ato të Deminimit, Kërkim Shpëtimit, Mbrojtjes kimiko atomike biologjike(MKAB), Logjistikës , Xhenios, Mjekësisë, Komunikimit, Policisë së Forcës etj. Pra, FSK ja funksionon dhe vepron në linjë me ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe bazuar në standardet e vëna nga NATO, tha gjeneral Rama para studentëve.
Ligjërata e gjeneral Ramës vazhdoi duke shpjeguar strukturën e MFSK-së dhe FSK-së, trajnimet të cilat janë duke u mbajtur si brenda dhe jashtë vendit, duke filluar nga SHBA-ja, bashkëpunimin bilateral me Gardën Kombëtare të shtetit IOWA të SHBA-së, si pjesëmarrjen në trajnimet dhe shkollat e NATO-s nga ky vit. Gjatë ligjëratës, gjenerali Rama e theksoi edhe suksesin që pjesëtarët tregojnë gjatë studimeve jashtë vendit, duke theksuar suksesin e nëntogerit të FSK-së që ka përfunduar trajnimin në ,,Sundhurst të Mbretërisë së Bashkuar duke u dekoruar si kadeti më i mirë.
Më tej, Komandanti i FSK-së foli edhe për pjesëmarrjen e FSK-së në ushtrimet regjionale si ai në Krivollakë të Maqedonisë, ,,Joint Reaction në Shqipëri dhe,, Immediate Response, në Kroaci dhe Slloveni ku pjesëtarët tanë kanë treguar një nivel të lartë të profesionalizimit në kryerjen e detyrave ,dhe në vitin që po hymë kemi një ofertë për pjesëmarrje në një ushtrim në Poloni ku do të marrin pjesë 21 shtete me mbi 25 000 ushtarë. FSK ka realizuar me qindra projekte humanitare në të mirë të qytetarëve , ka deminuar mijëra metra katror fusha të minuara, me dhjetëra intervenime në shpëtim të jetës së qytetarëve nga ekipet e Kërkim-Shpëtimit .
Pas rishikimit të Sektorit Strategjik të Sigurisë(RSSS) ku bëhet një analizë e gjithë sektorit të sigurisë për t`i analizuar sfidat e sigurisë të tashmes dhe të së ardhmes.
FSK ka përgatitur agjendën e transformimit së bashku me partnerët tanë kemi dorëzuar pakon e ligjeve për transformim jemi në pritje të një vendimi politik dhe ne jemi të gatshëm për misionin e ri që është Mbrojta e sovranitetit dhe integritetit territorial. Dhe kjo do të arrihet në fazat e zhvillimit të planifikuar në planin dinamik të transformimit, përfundoj gjeneral Rama, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Në funde nga studentët dhe profesorët u bën pyetje të shumta të fokusuara në të arriturat, sfidat dhe mundësit të cilat i ofron FSK-ja sot e në të ardhmen Forcat e Armatosura të Kosovës