08 Maj 2024

Rahavec, 10 të arrestuar për vjedhje

Prishtinë, 9 mars - Policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit ka ndërmarrë një aksion në shkallë të gjerë kundër në grupi të organizuar të hajnave dhe kjo ka rezultuar me arrestimin e dhjetë prej tyre.
 
“Pas disa vjedhjeve të rënda të cilat kanë ndodhur në Rahavec dhe Prizren kryesisht nëpër shtëpi dhe objekte të ndryshme, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka hartuar një plan operativ i cili kishte për synim identifikimin dhe arrestimin e kryerësve të këtyre veprave penale dhe gjetjen e provave materiale”, thuhet në një njoftim të policisë.

Sipas policisë, operacioni ka filluar dje dhe ka vazhduar edhe sot që nga orët e hershme të mëngjesit ku kanë qenë të përfshira: Njësia e Hetimeve Rajonale; Njësia Speciale Operative, Stacioni policor në Rahavec dhe Stacioni policor i Prizrenit. Policia njofton se gjatë operacionit janë bastisur shtatë lokacione në Rahavec në të cilat janë gjetur gjësende materiale që dyshohet se janë të vjedhura.

“Po ashtu është gjetur edhe një sasi e vogël e drogës”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prizren janë sekuestruar gjësende të ndryshme që dyshohen se janë vjedhur nga ky grup i organizuar. Hetuesit thonë se shumë gjësende të vjedhura nga ky grup janë shitur e stërshitur dhe tani po punohet për gjetjen e tyre. Sipas hetuesve, operacioni vazhdon edhe më tej dhe mund të rritet numri i të arrestuarve.

Pas intervistave, është informuar prokurori dhe është vendosur që shtatë persona të lirohen ndërsa dhjetë prej tyre janë ndaluar nën masën e arrestit policor për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)