16 Janar 2025

Radari ushtarak serb në Kopaonik nuk është riaktivizuar

Prishtinë, 23 dhjetor - Qeveria e Republikës së Kosovës njofton se nuk është riaktivizuar radari ushtarak serb, që ka qenë i instaluar para luftës në malin Kopaonik, i cili është bombarduar nga NATO-ja gjatë sulmeve ajrore të vitit 1999.

Qeveria e Kosovës ka komunikuar zyrtarisht me KFOR-in prej të cilit ka marrë konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Në kuadër të kompetencave të veta, KFOR-i kryen inspektime të rregullta në vendndodhjen e radarit të shkatërruar për ta verifikuar gjendjen e tij.

Radari i shkatërruar ushtarak i Serbisë nuk është riaktivizuar e as që është riinstaluar ndonjë radar i ri në këtë pikë.

Për më tepër, sipas konfirmimit të KFOR-it, riaktivizimi i radarëve në fjalë është rreptësishtë i ndaluar nga Marrëveshja e Kumanovës e vitit 1999.

Qeveria e Kosovës, me këtë rast, përgëzon KFOR-in për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe shpreh konsideratën më të lartë për kontributin e tyre në ruajtjen e sigurisë në vendin tonë.

Qeveria e Kosovës e jep këtë njoftim për të përgënjeshtruar lajmet e ditëve të fundit në disa media, të cilat u referohen deklaratave të OJQ-së “Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë”, se Serbia ka riaktivizuar radarin ushtarak në malin e Kopaonikut, në brendi të territorit të Republikës së Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)