R. Sinani arrestohet për mashtrim
Prishtinë, 19 korrik - Dje nga hetuesit e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar, i cili kërkohej për veprën mashtrim.
Rasti është raportuar me datën 02.07.2013 rreth orës 12:00, në stacionin policor jugu në Prishtinë, nga ana e viktimës i cili i ka raportuar se i dyshimti i kishte kërkuar (dhe marr) para të gatshme (50 euro) duke i premtuar vend pune.
I dyshuari R. Sinani 55 vjeç, pas arrestimit me urdhër të prokurorit po mbahet në qendrën e paraburgimit në Prishtinë, ku aktualisht hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin në fjalë.
I njëjti person dyshohet me bazë të jetë i përfshirë edhe në gjashtë raste të tjera të mashtrimit të raportuara në polici, saktësisht në rajonin e Mitrovicës.