23 Dhjetor 2024

Qytetet e rrezikshme në SHBA

SHBA, 23 nëntor - Një raport e ka cilësuar qytetin St.Luis në Mizuri, si qytetin më të rrezikshëm në SHBA.

Studimi i kryer nga CQ Press thotë se St.Luis zëvendësoi Camden, në Nju Xhersi, i cili renditej në krye të listës për qytetet  më të këqinj vitin e kaluar gjithashtu dhe në vitin 2003 dhe 2004.

Renditja e përvitshme bazohet në popullsinë e qytetit dhe në të dhënat për vrasjet, dhunimet, plaçkitjet, dhunimet  e rënda, vjedhjet, si dhe vjedhjet e makinave të regjistruara nga FBI-ja në vitin 2009.

St.Luis ka 2,070 krime për 100 mijë banorë, krahasuar me nivelin mesatar të vendit, ku numri i krimeve për 100 mijë banorë është 429.

Dy qytete të Miçiganit, Detroit dhe Flint, dhe qyteti i Karolinës së Veriut, Oakland u rendit në 5 të parët.

Për të dytin vit rresht, qyteti më i sigurt është Colonie me 75 mijë banorë, në shtetin e Nju Jorkut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)