Qytetarët që lëvizin me patenta serbe do të arrestohen
Prishtinë, 4 shtator - Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi ka paralajmëruar se ata qytetarë serbë që zihen duke përdorur patentë-shoferë që i lëshon MPB-ja serbe në Kosovë do të arrestohen.
Polica do ti identifikojë të gjithë ata që përdorin patentë shoferë ilegalë, ndërsa do të dërgohen në kundërvajtje, ka thënë Rexhepi, për Tribuna Shqiptare.
Ai gjithashtu ka thënë se do të penalizohen edhe ata policë që nuk zbatojnë këtë vendim të Qeverisë së Kosovës, duke iu përgjigjur kryetarit të Këshillit Nacional Serb në veriun e Kosovës, Milan Ivanoviq, i cili ka paralajmëruar se një vendim i tillë nuk do të mund të implementohet në veri të Kosovës.