29 Prill 2024

Qytetarët nuk ju përgjigjen thirrjeve për protesta në veri

Mitrovicë, 17 dhjetor - Situata e sigurisë në veri mbetet e brishtë, përderisa sinjal i mirë cilësohet injorimi i thirrjeve për protesta nga qytetarët serbë.

Kështu u tha të hënën në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se gjatë dy javëve të fundit ka pasur disa incidente, të cilat kanë ndodhur kryesisht ndërmjet grupeve rivale serbe në veri.

 “Këto grupe kriminale janë duke e mbajtur situatën të tensionuar”.

Duke folur për protestat që janë organizuar gjatë kësaj periudhe në veri, kryesisht në afërsi të pikës kufitare në Jarinje, ai tha se është vërejtur një pjesëmarrje e vogël nga  qytetarët.

“Është sinjal i mirë se qytetarët serbë në veri nuk po i përkrahin  grupet ekstremiste që janë duke dashur të pengojnë realizimin e marrëveshjes për Integrimin e përbashkët të kufirit që ka filluar me 10 dhjetor”.

Për zbatimin e IMB-së ka folur edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati, i cili e ka përshëndetur fillimin e zbatimit të saj në Jarinjë dhe në Merdare.

“Është bërë një hap i mirë që do të ndikoj në vetëdijesimin e të gjithëve se shteti i Kosovës është funksional në gjithë territorin”. 

Kryetari Kastrati, edhe një herë ka dënuar sulmin ndaj zëvendësshefit të Zyrës Administrative në Veri. Ai kërkoi zbardhjen e rastit, meqë në të kundërtën grupet ilegale dhe kriminale do të trimërohen për të vazhduar me akte të tilla.       

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)