14 Maj 2025

Qytetarët nuk din për institucionin që mbron të dhënat personale

Prishtinë, 10 gusht - Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale me rastin e shënimit të 4 vjetorit të themelimit të saj, në qendër të qytetit ka realizuar një anketë me qëllim të marrjes së njohurive rreth asaj se sa janë të informuar qytetarët rreth të drejtave të tyre për të dhënat personale.

Anketimi është realizuar me metodën kualitative, me respondentë të rastit pasi që janë anketuar vetëm 150 respodentë, me vetëm tri pyetje.

Nga të cilat do të mund të kemi një pasqyrë të përafërt të njohurive bazike mbi të drejtën e privatësisë, të dhënave personale, dhe autoritetit të mandatuar për këtë fushë.

Rezultatet e kësaj ankete zbuluan gjendjen reale të njohurive të qytetarëve për sa i përket ekzistimit të institucionit shtetërorë i cili është i mandatuar nga Kuvendi i Kosovës ekskluzivisht që tu dalë në ndihmë qytetarëve të saj rreth çështjeve të ndërlidhura me privatësinë e tyre.

Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave personale i Republikës së Kosovës, i themeluar katër vjet më parë, ende konsiderohet i panjohur për më shumë se gjysmën e qytetarëve të vendit.

Në pyetjen nëse në Kosovë ekziston një autoritet i cili i mbron të dhënat personale, 56% e të anketuarve janë përgjigjur se nuk e dinë, ndërsa 44% e tyre kanë deklaruar se kanë njohuri për ekzistimin e këtij autoriteti.

Nga përqindja e atyre që janë të informuar për Agjencinë gjithsej janë 38, ndërsa 22 të tjerë mendojnë se si institucion përgjegjës për ketë çështje në Kosovë mund të jenë si, Ministria e Drejtësisë, Komuna, ose institucionet qeveritare.

Nga kjo e dhënë, si masë për përmirësimin e gjendjes aktuale dhe promovimit e Agjencisë, do të hartohet një plan për një projekt ad hoc, qëllimi i së cilit do të ishte promovimi i ekzistimit të këtij autoriteti, shpalosja publike e fushëveprimtarisë, misionit dhe vizionit të Agjencisë, ku fokus do të ishin qytetarët e moshës madhore. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)