Qytetarët ndihmojnë Policinë në arrestimin e personit në kërkim
Pejë, 2 qershor - Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 11.10.2019, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar MARK (BARDHEC) COLI, i cili kërkohej për veprat penale:
“VJEDHJE E RËNDË, MASHTRIM DHE KANOSJE”,
Policia e Kosovës-Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, me datë 02.04.2021, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarë për arrestimin e personit të kërkuar AFERDITA (Zef) COLAJ , e cila kërkohej për veprën penale:
“MASHTRIM”
Të dyshuarit e lartcekur dërgohen në vuajtje të dënimit.
Rritja e besimit në Policinë e Kosovës, rritja e bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e tyre do të qojë në përforcimin e mëtejshëm të Policisë dhe në të njëjtën kohë edhe në rritjen e efikasitetit dhe suksesit në punët policore.
Për suksese në parandalimin e krimeve, qytetarët nuk duhet hezituar, duhet të kthehen në Polici pa uniforma dhe vetëm me bashkëpunimin e tyre si në të gjitha vendet e qytetëruara, do të arrijmë të jetojmë në një vend më të sigurt.
Policinë e Kosovës në Rajonin e Pejës po e ndihmojnÑ‘ qytetarët, falënderojmë të gjithë për besimin dhe rritjen e bashkëpunimit në realizimin e planeve për të mirën e vet qytetarëve dhe vendit.