23 Dhjetor 2024

Qytetarët e Kosovës ndezin qirinj për ushtarët e vrarë në Gjermani

Prishtinë, 3 mars - Grupe qytetarësh të Kosovës ndezën mbrëmë qirinj në Prishtinë dhe në Mitrovicë, në shenjë nderimi për dy ushtarët amerikanë që u vranë dje në Frankfurt të Gjermanisë.

Ata shprehën, dhembjen për këtë ngjarje, por edhe zemërimin me faktin se ata u vranë nga të shtënat e një shqiptari me prejardhje nga Kosova.

Arif Uka, 21 vjeçar, u arrestua dje nga policia gjermane pas vrasjes së dy ushtarëve amerikanë.

Të afërmit e tij në fshatin Zhabar të komunës së Mitrovicës, thonë se ai është lindur dhe rritur ne Gjermani ku familja e tij jeton prej 40 vjetësh.

Ngjarja nxiti reagime të ashpra në Kosovë. Presidenti Behgjet Pacolli, përmes një deklarate, dënoi aktin e ndodhur në aeroportin e Frankfurtit kur dy persona, mes të cilëve një ushtarak i Shteteve të Bashkuara të Amerikës humbën jetën si pasojë e një akti vrastar

Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e prekur rëndë dhe dënon ashpër vrasjen e dy qytetarëve amerikanë dhe plagosjen e dy të tjerëve nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, që ndodhi sot në Gjermani.

\"Ky rast makabër është nje akt individual kundër vlerave civilizuese dhe kundër traditës së popullit të Kosovës, që gjithmonë dhe përjetësisht do të jenë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës, popullit amerikan dhe qeverisë së SHBA-ve për mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë popullit të Kosovës gjatë procesit të lirisë, pavarësisë dhe tani zhvillimit dhe integrimit të Kosovës\", thuhet në reagimin e qeverisë.

Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në orët mbrëmjes morri pjesë në ndezjen e qirinjve në qendër të Prishtinës.

Ngjarja gjithashtu u dënua ashpër nga të gjitha institucionet dhe partitë politike, të cilat theksuan rolin e jashtëzakonshëm të ushtrisë amerikane për çlirimin e Kosovës dhe ruajtjen e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë botën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)