22 Dhjetor 2024

QSP nënshkroi memorandum mirëkuptimi me ZKM-në

Vushtrri, 8 shtator – Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim në Vushtrri (QSP) e nënshkroi sot një Memorandum mirëkuptimi me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës (ZKM), përkatësisht me Zyrën për Publikim të Gazetës Zyrtare.

Memorandumi i nënshkruar mes Qendrës së Kosovës për Siguri Publike dhe Zyrës për Publikim të Gazetës Zyrtare ka për qëllim rritjen e transparencës dhe publikimin e të gjitha teksteve zyrtare në këtë gazetë.

Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim,  Sheremet Ahmeti nënshkrimin e këtij momerandumi e ka vlerësuar si të dobishëm për Qendrën. Ai tha se me nënshkrimin e këtij memorandumi thellohet edhe me tej bashkëpunimi midis Qendrës së Kosovës Për Siguri Publike dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Memorandumi u nënshkrua nga kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim e Zhvillim,  Sheremet Ahmeti dhe sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit, Fitim Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)