15 Janar 2025

QPA kërkon nga Gjykatat t’i trajtojnë me prioritet lëndët mjedisore

Gjakovë, 21 shkurt - Qendra për Politika dhe Avokim (QPA) u ka bërë thirrje organeve të drejtësisë në komunën e Gjakovës që t’i trajtojnë me prioritet lëndët që kanë të bëjnë me degradimin e mjedisit.

Në kuadër të projektit “Për Gjyqësi më Transparente” në një tryezë të rrumbullakët në Gjakovë, përfaqësues të QPA-së kanë paraqitur të gjeturat nga monitorimi i lëndëve gjyqësore kundër ndotjes, degradimit dhe shkatërrimit të mjedisit në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe degën e saj në Rahovec.

Menaxheri i projektit, Milaim Morina bëri të ditur se në Gjykatën Themelore në Gjakovë po trajtohen 12 lëndë, ndërsa në degën e saj në Rahovec  11 sosh.  Denoncimet e rasteve janë bërë kryesisht nga Këshilli i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM), i cili në tre vitet e fundit ka bërë 45 denoncime, ndërsa vetëm në vitin 2014 janë ngritur 20 kallëzime penale.

“Ka lëndë që kanë mbetur pa u zgjidhur që nga viti 2012, që nënkupton se nëse nuk përshpejtohet zgjidhja e tyre rrezikohet që këto lëndë të vjetërohen dhe palët të mos dënohen nga gjykatat për shkatërrimin e mjedisit. Në këtë mënyrë rrezikojmë që këto palë të përsërisin veprën e njejtë penale dhe të kemi në vazhdimësi degradim të mjedisit”, tha Morina.

Përfaqësuesi i Këshillit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, Bashkim Zeqaj ka thënë se mjedisi po degradohet nga operatorë ekonomik të cilët nuk posedojnë licencë për veprimtari të caktuara. Ai ka njoftuar se në vitin 2014 në nivel vendi KPMM ka bërë 77 kallëzime penale, ka shqiptuar 84 gjoba administrative për shfrytëzim illegal dhe ka konfiskuar 20 makineri.

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ismet Tofaj ka bërë të ditur se në disa raste janë ngritur aktakuza ndaj palëve për degradim të mjedisit, por se në përgjithësi për lëndë të tilla problem i theksuar mbetet identifikimi i kryerësve të veprave.

Gjykatësi nga Gjykata Themelore e Gjakovës dega në Rahovec, Ilir Rashkaj ka thënë t’i ketë trajtuar 7 lëndë nga 11 sa janë gjithsej. Si shqetësuese ai ka përmendur mungesën e palëve në seance dhe numrin e madh të lëndëve që po trajtohen në gjykatë, gjë që ka bërë që lëndëve mjedisore të mos u jipet shumë prioritet.

Në përmbyllje të diskutimit, QPA ka kërkuar që gjobat e shqiptuara nga Gjykata Themelore e Gjakovës të jenë në proporcion me dëmin e bërë, sakaq ka shfaqur shqetësim për cështjen e mospranimit të palëve në seancat gjyqësore. Projekti i QPA-së “Për Gjyqësi më Transparente” financohet nga USAID-i dhe mbikëqyret nga ATRC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)