QKSS prezanton Barometrin e Sigurisë të Ballkanit Perëndimor
Prishtinë, 21 korrik - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë dhe Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes e kanë finalizuar me sukses Barometrin e Sigurisë të Ballkanit Perëndimor (WBSB).
Për të njoftuar rreth këtij Barometri QKSS mban konferencën përmbyllëse të projektit.
Me një panel ekspertësh dhe përfaqësuesish të institucioneve kyqe në Kosovë, konferenca do të fokusohet në çështjet si marëdhëniet bilaterale, iniciativat e bashkëpunimit rajonal (psh. Open Balkans), dialogun Kosovë-Serbi etj.