QKSS lanson të gjeturat e edicionit të shtatë të Barometrit Kosovar të Sigurisë
Qëllimi i Barometrit Kosovar të Sigurisë është të ofroj të dhëna të sakta dhe të besueshme rreth
perceptimeve të qytetarëve të Kosovës me qëllim të informimit të procesit të politik-bërjes.
Në këtë konferencë do të shpalosen të gjetura shumë interesante lidhur me opinionet e qytetarëve siç janë:
- Besueshmëria e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë të ndara në 4 grupe: Institucionet e
sigurisë (Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës dhe AKI); Institucionet e drejtësisë
(Prokuroria dhe Gjykatat); institucionet e zgjedhura demokratike (Kuvendi i Kosovës, Qeveria
dhe Komunat); si dhe institucionet ndërkombëtare (KFOR dhe EULEX).
- Perceptimi i respondentëve karshi kërcënimeve dhe rreziqeve kryesore të cilat kërcënojnë
sigurinë kombëtare të Kosovës;
Gjithashtu, krahas paraqitjes së rezultateve të përgjithshme në lidhje me temat e lartpërmendura, do te prezantohen edhe rezultate krahasuese mbështetëse të arritura përmes implementimit të metodave kros-tabuluese.
Qëllimi i këtyre të dhënave mbështetëse është që audiencës të ju ofrohet një pasqyrë më e qartë sa i përket perceptimeve të qytetarëve nëpërmjet zbërthimit të rezultateve ne fjalë sipas përbërjes urbane/rurale, rajonale, etnike, gjinor si dhe struktura moshore e të anketuarve.