18 Janar 2025

QKSS-ja: Ka ndikim politik në punët e brendshme të policisë

Prishtinë, 26 maj - Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar dy raporte monitoruese për integritetin dhe qeverisjen e brendshme në sektorin e sigurisë në Kosovë, për Policinë e Kosovës (PK) dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë ka bërë me dije gjetjet kryesore të raportit monitorues për Policinë e Kosovës.

Sipas QKSS-së edhe pse Policia e Kosovës gëzon besueshmëri relativisht të lartë tek qytetarët e Kosovës, megjithatë gjetjet nga ky hulumtim kanë vë në pah nevojën e adresimit të sfidave dhe problemeve që hasen në secilin prej këtyre sektorëve të PK-së. “Lidhur me burimet njerëzore në PK reformat në këtë sektor janë sfiduar si pasojë e zvogëlimit të buxhetit të Policisë prej afro 4 për qind në vitin 2016 krahasuar me vitin 2015.

Ndërsa, mungesa e ligjit që rregullon pensionimin e policëve, si dhe mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor përbëjnë ndër sfidat më të mëdha në reformimin e Policisë së Kosovës. Sa i përket gradimit, ka pasur parregullsi në ngritjen në karrierë të zyrtarëve policorë si rezultat i themelimit të komisioneve për gradime pa u respektuar procedurat ligjore nga PK-ja”, është thënë në raportin e QKSS-së.

Kurse sa i përket kontrollit të brendshëm, sipas këtij raporti, Policia e Kosovës duhet të forcojë mekanizmat disiplinorë dhe ato brendshëm për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit në polici. “Të gjeturat nga monitorimi i Policisë tregojnë se ka ndikim politik në punët e brendshme të PK-së. Suspendimi i dy policëve në Prizren më 2015 ka dëshmuar se në polici bëhen ndërhyrje politike nga zyrtarë të lartë politikë, përfshirë ministra të Qeverisë së Kosovës. Ndërsa, lidhur me operacionin e Policisë gjatë protestës së 28 nëntorit 2015, mekanizma vendorë dhe ndërkombëtarë kanë ngritur shqetësime se Policia ka tejkaluar autorizimet e veta policore duke përdorur forcë të tepruar”, është thënë në raportin e QKSS-së.

Sa i përket transparencës, pavarësisht se Policia konsiderohet të jetë institucion deri diku i hapur në raport me publikun.
Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në gjetjet në raportin monitorues për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tregojnë se në FSK nuk ka profilizim dhe ndarje të vendeve të punës, nuk ka përshkrim të qartë të përgjegjësive dhe kompetencave të punës, për zyrtarët dhe pjesëtarët e FSK-së, si dhe vlerësimi i performancës bëhet në mënyrë shumë të përgjithësuar si pasoj e përshkrimit jo të saktë të vendeve të punës. “Në nivel të ulët dhe të mesëm të menaxhimit FSK-ja qëndron mirë me kuadro ushtarake dhe oficer, mirëpo në nivel strategjik Forca e Sigurisë së Kosovës çalon sa i përket oficerëve të lartë që mund të udhëheqin këtë forcë drejtë zhvillimit tutje të saj, dhe proceseve integruese në NATO”, është bërë me dije në këtë raport.

Sipas QKSS-së, menaxhimi financiar mbetet sfidë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ky projekt është financuar nga projekti për Promovimin e Shoqërisë Demokratike (DSP) - I financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF). 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)