QKSGJ prezanton raportin 'Konventa e Stambollit në aktgjykimet në Kosovë'
Prishtinë, 20 mars - Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) organizon konferencën “Konventa e Stambollit: Forcimi i zbatimit në përfundimin e dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore”.
Kjo konferencë synon të vlerësojë zbatimin e Konventës dhe të mbledh së bashku akterët kyç si institucionet e drejtësisë, organizatat e shoqërisë civile, ekspertët dhe vendimarrësit e tjerë në adresimin e luftës kundër dhunës ndaj grave, dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore.
Në këtë konferencë Qendra Kosovare për Studime Gjinore së bashku me Institutin e Kosovës për Drejtësi do të prezantoj raportin "Konventa e Stambollit në aktgjykimet e gjykatave në Kosovë."