13 Janar 2025

QKRMT shënon përvjetorin e 15-teë

Prishtinë, 14 tetor - Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) sot shënon përvjetorin e 15 të ekzistencës së saj, si organizatë që ka shërbyer dhe synuar për të vetmin qëllim - çrrënjosjen e torturës dhe pasojave të saj.

Ceremonia ka për qëllim të dokumentojë rrugëtimin tonë të gjatë në 15 vitet e fundit dhe për të ndarë vlerësimin tonë me shumë bashkëpunëtorë, të cilët kanë mbështetur dhe përkrahur organizatën tonë.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Presidentja e Republikës së Kosovës, Përfaqësues të misioneve diplomatike në Kosovë, Përfaqësues të jetës politike dhe publike si dhe shumë bashkëpunëtorë të tjerë vendor dhe ndërkombëtar, pa të cilët misioni ynë nuk do të ishte arritur. 

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), është organizatë jo qeveritare, jo përfituese, e themeluar në vitin 1999 me mision të ofrojë trajtim dhe rehabilitim për viktimat e torturës.

 QKRMT, po ashtu është e angazhuar në promovimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut për të gjitha etnitetet në Kosovë dhe në parandalimin dhe çrrënjosjen e torturës dhe çdo forme tjetër të keqtrajtimit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)