Qiproja do ti ofrojë bazën e saj ushtarako-ajrore aviacionit francez
Nikozia, 5 tetor - Qiproja ka vendosur tia ofrojë bazën ushtarako-ajrore Andreas Papandreu aviacionit francez i cili ta përdorë për qëllime humanitare, bëri të ditur Ministri i Punëve të Jashtme i Qipros Joanis Kasulidis.
Qiproja mendon se është detyrë e saj të marrë pjesë në koalicionin ndërkombëtar kundër grupazhit Shteti Islamik, shtoi Kasulidis.
Ai nënvizoi, se kontributi i shtetit në përpjekjet e koalicionit është lidhur kryesisht me gjendjen gjeostrategjike të ishullit, që është në afërsi të drejtpërdrejtë me rajonin e luftimeve.
Aktualisht në veprimet luftarake në Irak marrin pjesë Forcat ushtarako-ajrore të Britanisë së Madhe, të bazuar në Qipro.