21 Dhjetor 2024

Qeveria shpall terroriste "Mbrojtjen Civile" dhe "Brigaden e Veriut"

Prishtinë, 29 qershor - Qeveria e Kosovës ka shpallur organizata terroriste dy grupimet serbe “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” që veprojnë në veri të vendit.

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme ka theksuar se këto organizata paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës.

“Bazuar në vlerësimet e institucioneve të sigurisë në Republikën e Kosovës, formacionet ilegale ‘Mbrojtja Civile’ dhe komponenta e saj ‘Brigada e Veriut’ paraqesin kërcënim serioz dhe të drejtpërdrejtë për sigurinë dhe rendin kushtetues të Kosovës”, ka theksuar Kurti në mbledhjen e Qeverisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)