Qeveria shkelë pavarësinë e Odës së Avokatëve të Kosovës
Prishtinë, 24 prill - Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK) mban konferencë për media për të njoftuar opinionin publik rreth situatës së krijuar në OAK pas Vendimit të Qeverisë nr. 05/142 të datës 19 prill.
Përmes këtij Vendimi, Qeveria e Republikës së Kosovës - pushteti ekzekutiv ka pezulluar Rregulloren për Caktimin e Avokatëve sipas Detyrës Zyrtare dhe Ofrimin e Ndihmës Juridike Falas.
OAK konsideron se ky vendim shkelë pavarësinë e Institucioneve të Drejtësisë në Republikën e Kosovës, përkatësisht pavarësinë e OAK-ës.
Për më tepër për të gjithë hapat që do të ndërmerr OAK rreth këtij vendimi, i cili shkelë pavarësinë e Odës, do të njoftoheni në konferencën për media.