15 Janar 2025

Qeveria përgatit amnistinë e re

Prishtinë, 24 qershor - Një amnisti të re që është duke e përgatitur Qeveria e Kosovës do të lehtësojë dënimet për veprat penale nga vrasja në afekt e deri te vetëgjyqësia. Kjo nuk do të vlejë për recidivistët.

Drafti inicial i Ligjit për amnisti tashmë është hartuar nga Ministria e Drejtësisë dhe një grup juristësh është duke punuar akoma në të, përpara se të vihet në diskutim publik, shkruan sot “Koha Ditore”.

Burime të gazetës kanë thënë se amnisti do të përfitojnë kryerësit e ndonjërës nga më shumë se 50 vepra të listuara në Kodin Penal në fuqi.

Po kështu, edhe të veprave të ngjashme sipas dy kodeve të mëhershme.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)