Qeveria ndanë mjete financiare për integrimin e Mbrojtja Civile
Prishtinë, 19 prill - Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi sot vendimin për transferin e stafit dhe rialokimin e mjeteve financiare për integrimin e personelit nga fondi i kontingjentit i të ashtuquajturës Mbrojtja Civile.
Duke u bazuar në nenin 4 të Rregullores nr. 2 për fushat dhe përgjegjësitë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive, e ndryshuar dhe e plotësuar me Rregulloren nr. 7/2011 dhe të nenit 19 të Rregullores së Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës 09/2011, u propozua aprovimi i vendimit për transferin e stafit prej 50 zyrtarëve, si dhe mjeteve financiare në shumë prej 31.643 euro nga fondi i kontigjencës i paraparë në aneksin e vendimit 06/39 të Qeverisë i datës 22 korrik 2015 për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për shpërbërjen e të ashtuquajturës Mbrojtja Civile dhe integrimin e ish-personelit të saj në institucionet civile të Republikës së Kosovës.
Ky vendim e rrumbullakëson zbatimin e marrëveshjes për zhbërjen e të ashtuquajturës Mbrojtja Civile.