16 Janar 2025

Qeveria mobilizohet për t’i dal në ndihmë qytetarëve në raste nevoje

Prishtinë, 7 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mekanizmave kompetentë institucionalë, po e përcjellë me vëmendje të posaçme situatën e krijuar në Kosovë pas reshjeve të mëdha të borës si dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, Qendra e Situatave në kuadër të Këshillit të Sigurisë në Zyrën e Kryeministrit, Ministria e Infrastrukturës si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave janë plotësisht të angazhuara në ballafaqim me situatën, duke rritur gatishmërinë në tejkalimin e kësaj emergjence.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, po ashtu ka kërkuar nga institucionet kompetente që të rrisin mobilizimin, gatishmërinë dhe koordinimin e gjithanshëm për t’i dal në ndihmë qytetarëve, institucioneve lokale, si dhe të gjitha komuniteteve e banorëve të vendit të cilët mund të ballafaqohen me pasojat e kësaj situate.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)