18 Janar 2025

Qeveria miraton Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes BE-Kosovë

Prishtinë, 16 qershor - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, mbajti mbledhjen e 95-të.

Kryeministri Isa Mustafa, para kabinetit foli për arritjen e marrëveshjes me Bashkimin Evropian lidhur me vazhdimin e mandatit të Misionit të EULEX-it.

“Mbrëmë e kemi marrë edhe letrën kthyese të përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, prandaj kemi proceduar edhe një herë me këto dy projektligje të cilat janë të harmonizuara me letrën e presidentit dhe me Bashkimin Evropian”, tha kryeministri Mustafa.

Lidhur me çështjen e autobusëve të Komunës së Prishtinës, kryeministri tha se tani janë përfunduar procedurat, meqenëse Kuvendi i Komunës e ka dhënë garancionin i cili ka marrë përsipër t’i kryej obligimet nëse ato nuk i kryen trafiku urban dhe se vendimi i Kuvendit të Komunës është vërtetuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal. \"Prandaj, tani janë plotësuar të gjitha kushtet që të procedohet. Meqenëse janë disa afate të lidhura me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ministri ka kërkuar që ta shfrytëzojmë këtë mbledhje, meqenëse janë përfunduar të gjitha detyrimet që ka pasur Komuna e Prishtinës\", tha kryeministri Mustafa.

Kabineti qeveritar fillimisht ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka prezantuar Projektligjin.

“Ashtu sikurse e tha edhe kryeministri, tanimë janë arritur instrumentet e duhura në mes të letrës të presidentit të Republikës së Kosovës të dërguar më datën 9 qershor të këtij viti znj. Federica Mogherini dhe konfirmimit të saj dje, po ashtu për përmbajtjen e letrës të dërguar nga Presidenti. Andaj, duke shfrytëzuar traditën e mëhershme, kemi proceduar edhe me këto ligje. Ky ligj do të ratifikoj këtë marrëveshje ndërkombëtare, që ka për bazë shkëmbimin e instrumenteve në mes të vendit tonë dhe Bashkimit Evropian. Natyrisht që ky ligj do të përfshij gjithsesi zgjatjen e mandatit të EULEX-it të paraparë me Marrëveshje deri më 15 qershor 2018, si dhe delegimin e autoritetit për emërimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërkombëtarë, përfshirë edhe gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese në përputhje me nenin 20, duke iu nënshtruar procesit të konfirmimit nga Presidenti i Republikës. Natyrisht, stafi ndërkombëtarë këtu do të ketë të garantuar imunitetin sipas Konventës së Vjenës, dhe kjo Marrëveshje Ndërkombëtare, përfshirë letrën e Presidentit dhe të zonjës Mogherini, do të jenë pjesë përbërëse e këtij ligji. Ju ftoj që ta miratojmë dhe procedojmë në Kuvend”, ka thënë zëvendëskryeministri Kuçi.

Edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës ka marr miratimin e kabinetit qeveritar.

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në prezantimin e këtij Projektligji ka thënë ky ligj është i ngjashëm me atë që u miratua paraprakisht, por me dy ndryshime.

\"Ndryshimi i parë ka të bëjë me bazën juridike, që tanimë e citon Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare, që nënkupton që ai do të procedohet në radhë të parë në Kuvend, dhe pastaj ky ligj besojmë që me dy lexime brenda ditës, natyrisht duke bërë përjashtim nga rregullorja e punës së Kuvendit. E ka edhe një ndryshim tjetër, që ka të bëjë me nenin 7A, besoj që e keni vërejtur, që ka të bëjë me rrethanat e jashtëzakonshme kur autoriteti kompetent i EULEX-it për arsye specifike të bazuara, mund të propozoj një rast të ri tek prokurori i EULEX-it. Por këtë do ta shqyrtoj një komision i përbërë nga kryeprokurori i shtetit, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurori i Prokurorisë së Apelit, ndërsa Këshilli Prokurorial i Kosovës do të vendos për këtë rast a do t’i bartet apo jo. Ky është rezultat i marrëveshjes së arritur dhe reflekton edhe në letrat e shkëmbyera nga Presidenti dhe zonja Mogherini”, tha zëvendëskryeministri Kuçi.

Kryeministri Isa Mustafa tha se: “Meqenëse ne i kemi pasur edhe dy mbledhje të Qeverisë dhe i kemi proceduar në Kuvend, në mbledhjen që kemi mbajtur më datën 10 qershor, i kemi proceduar këto dy ligje dhe po ashtu në mbledhjen e mbajtur më 13 qershor e kemi proceduar Ligjin që ka të bëjë me mandatin e misionit të Bashkimit Evropian, atëherë ne konsiderojmë se këto ligje që i kemi proceduar përpara tërhiqen dhe nuk janë më aktuale. Aktuale mbeten këto që sot i aprovuam në Qeverinë e Republikës së Kosovës”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)