Qeveria miraton projektligjin për përgjimet telefonike
Prishtinë, 3 dhjetor - Pas publikimeve të përgjimeve gjatë ditëve të fundit ndaj zyrtarëve qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për përgjime telefonike.
Sipas Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi me përgjimin e telefonave të disa prej zyrtarëve të lartë të PDK-së është shkelur privatësia e individit.
Kuçi ka thënë se projektligji për Përgjimin e Telekomunikimeve ndërlidhet me prioritetet e Qeverisë dhe është përcaktuar në Programin Legjislativ të vitit 2012, duke u ndërlidhur edhe me kërkesat e Raportit të Progresit të vitit 2011.
Është roli dhe përkushtimi ynë që secili qytetar i Republikës së Kosovës ta ndiej veten të sigurt, në një ambient ku siguria dhe privatësia e tij personale dhe familjare dhe e banimit të jetë e siguruar me ligji. Liria nuk përkon me sfidimin e lirisë së tjetrit por me respektimin e ndërsjellë.\"
\"Me qëllim të krijimit sigurisë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, Qeveria e Republikës së Kosovës ka hartuar Projektligjin për Përgjimin e Telekomunikimeve. Po ashtu Projektligji ndërlidhet edhe me prioritetet e Qeverisë për luftimin dhe parandalimin e kërcënimit të sigurisë shtetërore ka thënë Kuçi.