23 Dhjetor 2024

Qeveria Kurti mbështetë viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Prishtinë, 14 prill - Në Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim Komisionin qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Kurti vlerësoi procesin e njohjes së statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, për rëndësinë që ka për të ardhmen e të mbijetuarve dhe për të gjithë shoqërinë. Ai konfirmoi vullnetin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për vazhdimin e mandatit të këtij komisioni.

U bisedua për mbarëvajtjen dhe sfidat e këtij procesi, si dhe domosdoshmërinë e angazhimit të përbashkët për nxitjen e aplikimit nga personat e mbijetuar, në këtë proces plotësisht konfidencial.  U theksua se sfidë e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, mbetet stigma për dhunën seksuale, që pengon të mbijetuarat/it në realizimin e kësaj të drejte të garantuar me ligj.

Në takim ishin të pranishëm: Leonora Selmani, kryetare e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Jeta Krasniqi, nënkryetare e Komisionit dhe anëtarët e këtij komisioni: Feride Podvorica, Ilir Gutaj, Mentor Borovci, Minire Begaj Bala, Nazmije Kajtazi, Shpend Haxhibeqiri dhe Xhevahire Balaj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)