Qeveria kërkon zbulimin e dëmtuesve të varrezave të dëshmorëve të UÇK-së
Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që të zbardhin se si janë dëmtuar varrezat dhe të zbulojnë kryesit eventual të këtyre veprimeve vandale e ti nxjerrin ata para drejtësisë.
Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë rindërtimin e varrezave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll.
Qeveria e Kosovës, me këtë rast, shpreh përkushtimin e saj të plotë për të vazhduar realizimin e aspiratave të të gjithë njerëzve që punuan dhe luftuan për liri dhe për Kosovën shtet sovran e të pavarur, të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet tjera mike.