Qeveria kërkon që nga 1 tetori BE të heq barrikadën në veri
Prishtinë, 13 korrik - Qëndrime kontradiktore nga palët e përfshira në procesin negociator janë dhënë përkitazi me datën e heqjes së barrikadës-park mbi urën e Ibrit.
Zyrtarë nga Brukseli, që kanë marrë përsipër revitalizimin e urës, nuk kanë pranuar të komentojnë nëse 1 tetori është data kur pengesa do të largohet nga ura, ashtu siç thonë qeveritarë të Kosovës.
Nga zyra e Federica Mogherinit kanë refuzuar të japin detaje, përderisa nuk ka finalizim të marrëveshjes.
Çështja e barrikadës mbi Ibër nuk është finalizuar ende, kështu që nuk mund të japim detaje për këtë, ka thënë Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Mogherinit.
Por ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka potencuar se përkundër mungesës së marrëveshjes, ka disa elemente për të cilat janë pajtuar në takimet e fundit në Bruksel, përcjell sot Koha Ditore.
Procesin e kthimit në normalitet të urës, sipas Tahirit, do ta kryejë Bashkimi Evropian.
/Koha Ditore/