22 Dhjetor 2024

Qeveria ka forcën ekzekutive për luftimin e krimit të organizuar

Prishtinë, 21 prill - Sot është mbajtur takimi i 16-të i radhës i Bordit të Përbashkët për Sundimin e Ligjit, i bashkëdrejtuar nga Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi dhe Shefi i Misionit të EULEX-it,Yves de Kermabon, në të cilin është vlerësuar puna gjatë dy viteve të kaluara nga themelimi i tij në mars të vitit 2008.

Në hapje të takimit Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se ristrukturimi i kabinetit qeveritar shpreh përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të ndërmarrë hapa të nevojshëm për të siguruar respektimin e plotë të rendit dhe ligjit. “Sundimi i rendit dhe ligjit paraqet përkushtimin themelor për zhvillimet në Kosovë, konsolidimin e demokracisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë, luftimin korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut ”, është shprehur z. Kuçi.

Shefi i EULEX-it Yves de Kermabon, ka inkurajuar institucionet e Kosovës që të ushtrojnë forcën ekzekutive për luftimin e krimit të organizuar dhe dukurive tjera negative. “Mandati i EULEX-it është që të monitorojë dhe udhëzojë Qeverinë e Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Ju mbani timonin në dorë”, ka thënë Kermabon, duke tërhequr vërejtjen për objektivin e tretë, që ka të bëjë me zhvillimin e një sistemi juridik, policor dhe doganor të pavarur dhe multietnik , dhe jashtë ndikimeve politike.

Në takim, Kuçi dhe Kermabon kanë falënderuar Alberto Perduca për punën e bërë në Komponentën për Drejtësi të EULEX-it dhe njëherit u kanë dëshiruar mirëseardhje dy ministrave të rinj , atij të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe ministrit të Drejtësisë, Haki Demolli.

Ministrat Rexhepi dhe Demolli u shprehën të gatshëm që në kuadër të bordit të bashkëpunojnë me EULEX-in me qëllim të sigurimit të rendit dhe sundimit të ligjit. 

Në takim është diskutuar edhe për asistencën ndërkombëtare ne drejtësi, si dhe është kërkuar funksionalizimi i Bordit të Pavarur për Rishikim, i cili shqyrton ankesat ne fushën e taksave dhe te doganave.

Takimi i radhës i Bordit Bashkërendues për Sundimin e Ligjit do të mbahet më 19 maj 2010. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)