Qeveria i vazhdon mandatin drejtorit të Policisë, Shpend Maxhuni
Prishtinë, 8 shtator - Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar vendimin për ti rekomanduar Kryeministrit të Kosovës vazhdimin edhe për një mandat në pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit.
Kryeministri Isa Mustafa ka vlerësuar lartë punën e Policisë së Kosovës dhe menaxhimin e Policisë së Kosovës, jo vetëm gjatë kësaj periudhe sa është mandati i kësaj Qeverie, por edhe në vazhdimësinë e punëve që ka kryer edhe Policia edhe z. Maxhuni, duke theksuar edhe pajtimin që të emërohet edhe për një mandat tjetër.
Është emëruar edhe drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Akreditimit të Kosovës, në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.