01 Prill 2023

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e tërmetit në Turqi

Prishtinë, 8 shkurt - Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës sonte është veshur me ngjyrat e flamurit turk në shenjë nderimi për viktimat që humbën jetën në tërmetin e 6 shkurtit.

"Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e qeverisë sonë për nder të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Ne lutemi për shëndetin e të plagosurve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Türkiyes", shkruan Kurti në Twitter.

Gjatë ditës kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbledhjen e 127-të të Qeverisë e ka hapur me një minutë heshtje të kabinetit qeveritar, në nderim të mijëra jetëve të humbura tragjikisht nga tërmeti në Türkiye dhe Siri.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 prill 2023

- Federata e Pingpongut do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U19. (SHMU Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha do të mbajnë Konferencë për Media. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Mbahet hapja zyrtare e ekspozites “Some Call Us Balkans” i cili mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët. (Termokiss, ora 16:00)

- Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të me programin e koncerteve. (Atelia e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)