14 Maj 2024

Qeveria e Kosovës dhe BE të shqetësuar për situatën në veri

Prishtinë, 1 qershor - Qeveria e Kosovës dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë reaguar në lidhje me situatën më të fundit në veriun e Kosovës, të cilën e ka cilësuar shumë shqetësuese, duke bërë thirrje për vetëpërmbajtje.

“Është e vërtetë se jemi shumë të shqetësuar për situatën aktuale në veri të Kosovës, ku dhuna nisi gjatë një operacioni të KFORit për të hequr barrikadat. Ju e dini se për ne, parimi bazë i lirisë së lëvizjes është një nga parimet kyçe, e kjo është dhe një nga çështjet e diskutuara në dialogun Prishtinë-Beograd. Për momentin ngjarjet në terren janë në zhvillim e sipër dhe ne jemi në kontakt me partnerët tanë të NATOs.\"

\"Dhe si gjithnjë në raste të tilla, ne i bëjmë thirrje të gjithëve që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të bashkëpunojnë më organizatat ndërkombëtare në Kosovë\", tha Maja Kocijancic, zëdhënëse e Catherine Ashton.

Megjithëse garantimi i lëvizjes së lirë është detyrë e misionit të BEsë në Kosovë, sipas zëdhënëses së Catherine Ashton, EULEX nuk është përfshirë në operacionin e sotëm që është zhvilluar vetëm nga KFORi.

Edhe Qeveria e Republikës së Kosovës është duke i përcjellur nga afër dhe me vëmendje të shtuar zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës.

Qeveria vlerëson lartë angazhimin e forcave të KFOR-it për heqjen e barrikadave në fshatin Rudar, për të mundësuar lirinë e lëvizjes së qytetarëve edhe në atë pjesë të territorit të Kosovës.

Largimi i barrikadave dhe hapja e rrugëve për të siguruar lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në gjithë pjesën veriore të Kosovës është në funksion të hapjes së perspektivës së zhvillimit ekonomik dhe të krijimit të sigurisë së plotë për qytetarët.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës iu bën ftesë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit që të bashkëpunojnë me KFOR-in dhe t’i ndihmojnë forcat paqëruajtëse në përmbushjen e mandatit të tyre për të krijuar një mjedis të sigurtë për të gjithë.

Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se liria e lëvizjes si e drejtë fundamentale është në interes të të gjithëve, e më së shumti në interes të vet qytetarëve që jetojnë në veri të vendit. Prandaj, heqja e barikadave në rrugë nënkupton edhe heqjen e frikës tek qytetaret atje, dhe mundësinë për një jetë normale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)