16 Janar 2025

Qeveria dënon dhunën e protestuesve

Prishtinë, 18 nëntor - Qeveria e Kosovës dënon ashpër dhunën e skajshme të manifestuar sot nga opozitarë të dhunshëm nëpër rrugët e kryeqytetit, e cila ka arritur përmasa absurde, duke e tejkaluar çdo kuptim.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës është jashtëzakonisht e indinjuar me lëndimet që iu shkaktuan sot qytetarëve të pafajshëm, pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe me dëmet materiale dhe skenat e tmerrshme që u panë sot në Prishtinë.

Hipokrizia e opozitës qëndron në faktin se ata gjoja po protestojnë për mbrojtjen e Republikës, por në emër të mbrojtjes së saj ata po tentojnë ta shkatërrojnë atë, po i sulmojnë institucionet e saj, po përdhosin çdo gjë që është ndërtuar me shumë mund.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës qëndron e palëkundur nga dhuna e shfrenuar e një grushti ekstremistësh e banditësh dhe inkurajohet nga refuzimi i qytetarëve për t’u bërë pjesë e këtyre skenarëve.
 
Projektet zhvillimore, rritja e investimeve të huaja, përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve, proceset integruese evropiane dhe miqësia me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet tjera mike, nuk mund të pengohen nga grupe banditeske që po synojnë ta zhysin vendin në kaos.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës shpreh përkrahjen më të fuqishme për Policinë e Kosovës, e cila me përkushtim po e mbron Republikën e Kosovës nga aktet kriminale të orkestruara për përfitime ekskluzivisht politike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)