16 Janar 2025

Qeveria aprovon strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm

Prishtinë, 16 shtator - Kabineti qeveritar më tutje ka aprovuar Strategjinë për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm 2015 – 2020 dhe planin e veprimit për zbatimin e kësaj strategjie. Përmes kësaj Strategjie, do të koordinohen masat për forcimin e qëndrueshmërisë së shtetit dhe të shoqërisë përballë kërcënimeve që vijnë nga radikalizmi dhe ekstremizmi i dhunshëm.

Kryeministri Isa Mustafa tha se kjo strategji është trajtuar edhe në Këshillin për Siguri të Kosovës, është njoftuar edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, pasi që janë procedura të parapara me ligj. Kryeministri po ashtu bëri të ditur se në Këshillin për Siguri, Strategjia ka marrë pajtimin e plotë dhe se në përgatitjen e saj kanë marrë pjesë shumë subjekte, duke përfshirë përfaqësues të Qeverisë, të shoqërisë civile, të bashkësive fetare edhe të komunitetit mysliman, edhe të kishës ortodokse serbe dhe të komunitetit katolik, si dhe bizneset dhe se janë shterur të gjitha potencialet dhe kapacitetet e mundshme.

“Kemi pas një bashkëpunim edhe me faktorin ndërkombëtar, Ambasadën Amerikane, dhe me përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të cilat janë këtu. Është bërë një punë mjaft e rëndësishme. Unë vlerësoj se me këtë Strategji, me Ligjin për Parandalimin e marrjes pjesë të njerëzve tanë në konflikte jashtë, me kërkesën tonë që të bëhemi anëtarë të Interpolit, e cila po trajtohet dhe me kërkesën që ne të kemi një bashkëpunim me Europolin, një bashkëpunim shumë më të ngushtë për ndarje të informative dhe me bashkëpunimin që po bëhet me vendet fqinje, ne do të bëhemi pjesë e aleancës botërore kundër ekstremizmit dhe terrorizmit, i cili sot po duket se çfarë pasoja po ka”, u shpreh kryeministri.

Kryeministri Isa Mustafa gjithashtu bëri të ditur se më 30 Shtator në Nju Jork, do të udhëheq një delegacion, në përbërje të të cilit do të jenë edhe zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Hyseni, në sesionin e thirrur nga Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama për Luftën Kundër Terrorizmit. “Natyrisht se do t’i shohim ato përvoja dhe se këto përvoja t’i ndajmë në vendin tonë”, tha kryeministri Mustafa.
 
Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)