16 Janar 2025

Qeveria aprovoi dy udhëzime për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Prishtinë, 13 janar - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, të 127-ën me radhë.

Kabineti qeveritar ka aprovuar dy udhëzime të parapara me Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit.

Udhëzimi Administrativ për Mënyrën e Kompensimit Përfshirë edhe Llogaritjen e Kompensimit për Dëmtimet e Shumëfishta, rregullon kërkesën për kompensim e cila është e përcaktuar në detaje, përfshin plotësimin e saj, dorëzimin dhe afatin brenda së cilit duhet të dorëzohet. Kjo për faktin që të bëhet sa më e lehtë qasja e viktimave në kompensim.

Ndërsa, udhëzimi administrativ për Regjistrat për Parashtruesit e Kërkesës dhe për Vendimet e Lëshuara rreth Kompensimeve përcakton rregullat dhe kushtet për mbajtjen e regjistrave, duke filluar nga pranimi i lëndës, deri tek nxjerrja e vendimit dhe komunikimin e vendimit tek pala. Po ashtu, rregullon edhe pjesën e arkivimit të dokumentacionit dhe qasjes në evidencë, si dhe dispozitave që janë të nevojshme gjatë punës së komisionit, i cili do të bëjë vlerësimin e kërkesave për kompensim.

Aprovimi i këtyre dy udhëzimeve administrative, që u ndihmua nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, bënë kompletimin e legjislacionit të nevojshëm të kësaj fushe dhe rrjedhimisht mundëson fillimin e kompensimit të viktimave të krimit.

Gjatë mbledhjes është aprovuar edhe vendimi preliminar për shpronësim për interes publik të pronave shoqërore të KBI \"Progres\" Prizren, të cilat preken nga realizimi i Projektit për ndërtimin e Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza, Zona Kadastrale Vllashnje, Komuna Prizren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)