17 Janar 2025

Qeveria, Ambasada e SHBA-ve dhe UNDP bashkë kundër ekstremizmit

Prishtinë, 23 nëntor - Sot u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Ndërmjet Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell.  

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën.

Qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)